Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku mëngjesin e sotëm është ekzekutuar me armë zjarri një person.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, në afërsi të një shkolle 9-vjeçare, ku nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi Ahmet Toska, 50 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.



