Triumfi ndaj Serbisë/ Baze: Edicion historik për Shqipërinë edhe nëse nuk kualifikohet në Botëror

Triumfi ndaj Serbisë/ Baze: Edicion historik për Shqipërinë edhe nëse nuk kualifikohet në Botëror

Gazetari sportin Fatjon Baze duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë, tha se ky edicion do të konsiderohet i suksesshëm dhe historik për kuqezinjtë, edhe nëse nuk ia dalin të kualifikohen në Botëror. Baze e konsideroi si absurd kartonin e verdhë ndaj Rey Manajt, autorit të golit, pas festës me simbolin e shqiponjës. 

 

Ishte një sukses historik dhe madhështor për përfaqësuesen shqiptare. Ky sukses pati një ndjenjë të veçantë dhe një festë të veçantë, për arsye se ka vlerë 10-fish në raport me një sukses më kombëtaret e tjera. Përfaqësuesja serbe s’është në ditët e saj më të mira. Ky sukses i arritur në Leskovac, legjitimon edhe ato dy pikë që lamë në Tiranë. Është një sukses fantastik, sepse për herë të parë Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në Kupën e Botës, edhe pse duhet një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Festa është legjitime. Do ta krahasoja me festën që kemi bërë pas suksesit me Greqinë. Por kjo është më e shijshme. Kartoni i verdhë ishte absurd dhe jo korrekt, pasi ai s’bëri asgjë të paligjshme, s’theu asnjë rregull. Simboli i shqiponjës s’është në asnjë nen, apo gërmë të FIFA-s që s’duhet përdorur. Shanset për të kualifikuar janë relativisht të vështirë. Por edhe nëse s’arrijmë objektivin për t’u futur në grupet e Botërorit, këtë edicion do ta cilësoja të suksesshëm dhe historik, pasi kurrë s’kemi patur këto rezultate për kualifikimin në Kupën e Botës. Nëse arrijmë vendin e dytë, Shqipëria do ketë edhe dy takime të tjera, me skuadrat e vendeve të dyta, ku janë kundërshtarë të vështirë, më lart se ne në letër, por ne kemi shpirtin e garës, një trajner me eksperiencë, dhe pse jo ta tentojmë deri në fund një takim në grupe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy