Financimet ruse/ Lela: Dyshuese që Basha s’ka shkuar prej vitesh në SHBA! Po ridimensionohet Berisha (VIDEO)  

Financimet ruse/ Lela: Dyshuese që Basha s’ka shkuar prej vitesh në SHBA! Po ridimensionohet Berisha (VIDEO)  

Duke folur mbi financimin rus në PD në vitin 2017, drejtori i Zyrës së Komunikimit në selinë blu Alfred Lela tha përmes një lidhje skype në edicionin e lajmeve në MCN Tv se tanimë është e besueshme teza që Basha të ketë qarkulluar shuma parash nga burime ruse. Lela theksoi se tanimë nuk kemi të bëjmë me burime gazetareske, por burime të shërbimeve inteligjente amerikane. 

Lela tha po ashtu se fakti që Basha s'ka shkelur prej vitesh në SHBA e bën të besueshme tezën që atij t'i jetë ndaluar hyrja në Amerikë. 

Ngjarja është e vjetër por ka kënde të reja. Ka filluar me artikullin e famshëm të Mother Jons. Ja ku jemi në një kënd krejtësisht të ri, që është një burim nga shërbimet inteligjente amerikane që i thotë VOA-s kjo dosje ekziston. Nuk jemi më me një burim gazetaresk, por me të dhëna nga shërbimet inteligjente amerikane. Kjo e bën ngjarjen më gravitacionale, më të debatueshme, dhe i jep kredibilitet tezës se Basha mund të ketë qarkulluar shuma të tilla nga burime ruse”.

Lidhur me raportet mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe kryedemokratit Sali Berisha, Lela u shpreh:

Është një raport aspak i lehtë i znj.Kim, pavarësisht si rrjedhin ngjarjet, kam parasysh atë që përfaqëson Berisha në PD dhe politikën shqiptare. Me keqardhje duhet të pranojë që është një shpërfillje e një mase të madhe elektorale, më shumë se ndaj Berishës”.

I pyetur nëse po hapen dritare të reja rinegocimi mes Berishës dhe DASH-it, Lela tha se kemi një ridimensionim të Berishës, duke sjellë në vëmendje që dikur Basha konsiderohej si “fëmija i demokracisë”.

Këtë nuk e di, por ngjarjet po shpalosin dinamika të reja. Politika të kondicionon me zgjidhje, kur dinamika është e tillë. Kemi një ridimensionim të z.Berisha që u pa si ‘non grata’ dhe minues i demokracisë, dhe z.Basha u thirr në skenë si fëmija i demokracisë, i cili sipas dyshimeve e ka një njollë që në përballjen me Amerikën nuk hiqet lehtë, as me ambasadë, as me dëshirë. Ka të bëjë me një penetrim të mundshëm të influencave dhe shumave monetare nga Rusia”.

Lidhur me gjyqin mes Berishës dhe Blinkenit, Lela tha:

Pritet një sinjal nga avokati francez, por nuk kam informacione më shumë. Gjyqet dhe ‘non grata’-t kanë kaluar në rend të dytë për z.Berisha sepse ka qenë fuqishëm i përkushtuar te hapja e PD dhe rikonceptimi i saj, duke pasur në vëmendje zgjedhjet e adhshme lokale”.

I pyetur nëse Bashës i është refuzuar viza amerikane, Lela tha se tanimë duket sikur dyshimet po vërtetohen, pasi u bënë vite që ish-kryedemokrati s’ka shkelur në SHBA.

Fakti më solid që dimë dhe e kemi vëzhguar është mungesa e vizitës së Bashës në Amerikë prej shumë vitesh, që domosdoshmërisht ka një shkak. Ky shkak takohet me dyshimet pikërisht me dosjen. Tashmë duket sikur po vërtetohet sepse ka pasur eksponentë të tjerë të PD që kanë shkuar, por jo z.Basha, që është paraqitur nga ambasadorja Kim si fëmija i artë i demokracisë. Kjo kontradiktë shpjegon dyshimin e vjetër që z.Basha i është larguar hyrja në SHBA lidhur me aferën ruse”.

Një tregues force brenda PS e konsideroi Lela vizitën e Veliajt në SHBA, ku u takua me znj.Pelosi.

Është një tregues force, edhe pse z. Veliaj u përpoq të fuste edhe një kompliment për kryeministrin. Kjo vizitë e tregon Veliajn me lidhje në Uashington, por edhe si dikush që përpiqet të vendos gurin e forcës në radhën e kryesimit të PS-së”.

Sa i takon zgjedhjeve lokale Lela tha se ende nuk ka emra konkretë nga PD, pasi ato do të përcaktohen nga primaret.

Emra konkretë nuk ka sepse do jenë primaret që do përcaktojnë kandidatët. Është një risi që do prodhojë lajme, sepse do kemi kandidatë të shumëfishtë në qytetet kryesore. Profilet do përcaktohen nga gara. Zgjedhjet janë një sfidë e veçantë. PD vjen nga gara e çuditshme e 6 marsit, ku arriti të marrë Shkodrën, që është shenjë optimiste për të ardhmen. Protesta e 7 korrikut ishte një valvul që shkarkoi presionin e pushtetit në shesh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy