Vodhën me dhunë shuma të ndryshme parash/ Arrestohen tre të rinj në Tiranë  

Vodhën me dhunë shuma të ndryshme parash/ Arrestohen tre të rinj në Tiranë  

Shërbimet e DVP Tiranë bëjnë të ditur se kanë finalizuar operacionin policor të koduar "January", nga Komisariati Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Nr. 1, Nr. 3, dhe të Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacioneve të marra se në zona të ndryshme të Tiranës, tre shtetas kishin kryer tre vjedhje me dhunë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin E. Sh., 19 vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, shërbimet e Policisë, gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan  cilësinë e provës materiale.

Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy