Transferimi nga Britania, Hasani: Shumë të dënuar nuk pranojnë të vijnë në Shqipëri (VIDEO)

Transferimi nga Britania, Hasani: Shumë të dënuar nuk pranojnë të vijnë në Shqipëri (VIDEO)

Avokati Naim Hasani, transferimin e të dënuarve nga Britania e Madhe, e cilëson si një marrëveshje të trumbetuar shumë sidomos nga qeveria britanike.

Duke folur për MCN Live, Hasani deklaroi se transferimi i shqiptarëve që kryejnë krime në Britani u trumbetua shumë nga qeveria britanike, për tu zgjeruar në vijim edhe me vende të tjera.

Edhe qeveria shqiptare përfitoi fondet e duhura për të përfituar infrastrukturën e duhur ligjore dhe për të pritur kriminelët shqiptarë që vuanin dënimet në Britani.

Lista prej 200 personash, erdhi drejt tkurrjes së vazhdueshme, pasi nuk ka pasur entuziazëm të madh.

Ka pasur një numër individësh që kanë pranuar të vijnë në Shqipëri për të vuajtur dënimin, por duke parë dhe gjendjen në Shqipëri, disa individë që kryejnë dënimin për vepra të rënda kriminale, kanë pranuar të vuajnë dënimin në Britani dhe të mos vijnë në Shqipëri, kjo vjen nga mungesa e besimit te autoritetet shqiptare, apo nga fakti se duke qenë këtu pas kryerjes së dënimit, do të kenë mundësi për një të ardhme ndryshme.

Ata që janë dënuar për vepra të lehta, nuk përfitojnë pagesë. Ndërsa ata që pranojnë, shpresojnë se nëpërmjet korrupsionit apo dënimeve më të lehta, mund të lirohen më herët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy