Një ditë pas revokimit të lejes për paraardhësin e tij Joe Biden për të marrë raporte ditore nga agjencitë e inteligjencës, presidenti Donald Trump revokoi certifikatat e sigurisë për ish-sekretarin Antony Blinken dhe diplomatë të tjerë.
Arsyeja që Trump i hoqi certifikatën e sigurisë ish-sekretarit Blinken është e drejtë, sipas gazetarit dhe autorit të emisionit ‘Fokus’, Robert Papa.
Ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV se Blinken ka shfrytëzuar gjithmonë pushtetin e tij për lobime të ndryshme dhe tani largohet me turp.
Blinken ka qenë president i faktit, por përgjegjësia e tij është te letra e 51 ish-punonjësve të Inteligjencës që mbrojtën hapur Biden. Një email është kapur që është dërguar nga Blinken pikërisht te këta ish-oficerë të Inteligjencës, ish-drejtorë të CIA-s, dhe ish-drejtorë të FBI-së. Ata vetëm kanë firmosur. Blinkenit i është ndaluar të hyjë në asnjë objekt, dhe kjo e dëmton financiarisht, sepse ai e ka përdorur këtë pushtet për përfitime personale.
Blinken, kur ishte në pushtet, ka pasur mundësi të përfitonte, dhe tani, duke humbur këtë pushtet, ai kalon te zyra e tij private, ‘West’, e krijuar nga vetë ai, të cilët shesin akses, dhe bëjnë lobingje duke pasur certifikatën e sigurisë, Blinken kishte të dhëna dhe akses pikërisht te këto gjëra dhe tani nuk mund ti bëj më.
Ky është një lajm i mirë, një goditje ndaj dikujt që nuk është zgjedhur kurrë dhe ka qëndruar pas Biden dhe Obama. Tani largohet me turp dhe mbahet nga analistët si Sekretari Amerikan më i dobët.



