Reformimi i BE, Deliu: Përpjekje e nevojshme, Franca dhe Gjermania do ta çojnë në fund

Reformimi i BE, Deliu: Përpjekje e nevojshme, Franca dhe Gjermania do ta çojnë në fund

Dymbëdhjetë ekspertë franko-gjermanë kanë përgatitur një plan të ri për reformimin e BE që parashikon shpejtësi të ndryshme për shtetet që aspirojnë anëtarësimin në Union. Drafti gjithashtu parashikon edhe heqjen e vetos për të mos penguar integrimin e një shteti të ri.

Nirvana Deliu, studiuese e çështjeve të integrimit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, tha në studion e lajmeve të MCN TV se nisma ka qenë e nevojshme.

Ishte përpjekje e nevojshme. BE përbëhet nga 27 shtete por jo të gjitha e kanë fuqinë. Fakti që Gjermania dhe Franca e marrin këtë rol dhe bëhen pjesë flet shumë.

Për rajonin, sipas deliut integrimi do të vijë në mënyrë graduale.

Integrimi mund të vijë gradualisht dhe shkallë-shkallë. Për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, qëllimi është të jemi pjesë.

Plani i ri pritet të afrojë Britaninë me BE-në.

Është diskutuar edhe Brexit. MB mbetet aleat dhe do të gjejnë mënyra për të afruar bashkëpunimin. Mbretëria e Bashkuar nuk duhet harruar se edhe kur ishte pjesë e BE kishte disa divergjenca.

BE është kritikuar shpesh si klub i mbyllur. Nuk duhet harruar se përveç një bashkimi politik, BE është edhe bashkim ekonomik. Edhe vetë brenda BE, vendet nuk kanë të njëjtin zhvillim.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy