Raportuesja për vizat Tanja Fajon, jep lajme të mira për Kosovën

Raportuesja për vizat Tanja Fajon, jep lajme të mira për Kosovën

Kur kanë kaluar vetem pak javë që na ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës, tani durimi i qytetarëve për vizat mund ti vij fundi, pasi ky votim ishte edhe një nga kushtet e BE për liberalizimin e vizave.

Lajme të mira vijnë nga raportuesja e Parlamentit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën Tanja Fajon, e cila i ka dhënë notë pozitive Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve. Në një përgjigje për Gazetën Express sllovenja ka thënë se kur është fjala për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është bërë progres i madh.

Megjithatë, Fajon, në përgjigjen e saj nuk ka folur konkretisht se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave.

Kosova ka bërë progress të madh në përmbushjen e të gjitha kritereve të BE’së për liberalizimin e vizave. Marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe sipas informative të mia, një progress i madh është bërë edhe sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” ka vazhduar raportuesja.

Sipas Fajon, tani Komisioni Europian duhet ta njohë progresin që është bërë dhe se kjo do të bëhet shumë shpejtë.

Sapo të japë Komisioni dritën jeshile, unë do të vazhdojë me procedurën e miratimit në Parlamentin Europian. Do të jetë thelbësore që Ministrat e BE’së të lëvizin shpejtë dhe po ashtu unë rreth kësaj do ta bëjë më të mirën e mundshme” ka thënë Fajon. Nuk kemi më asnjë arsye të mos veprojmë e as kohë të humbim. Qytetarët e Kosovës meritojnë të lëvizin lirshëm në Evropë më shumë se kurrë më parë. Tani e kemi një rast unik që këtë ta bëjmë realitet”, theksoi Fajon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy