Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit izraelit

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit izraelit

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peresit është përkeqësuar në mënyrë dramatike, njoftoi sot media vendase.

“Mjekët kanë frikë se organet vitale të 93-vjeçarit rrezikojnë të mos funksionojnë më”, sipas gazetës “The Jerusalem Post”.

Një zëdhënës i ish-presidentit, Peres nuk dha komente mbi raportimet e lartpërmendura.

Zyra e fituesit të Çmimit Nobel raportoi të hënën e kaluar se ai ishte në gjendje të qëndrueshme.

Ai është vënë nën qetësues në mënyrë që truri i tij të shërohet sa më shumë të jetë e mundur pas goditjes, edhe pse mjekët e kanë nxjerrë nga qetësuesit për të vlerësuar gjendjen e tij.

Ish-presidenti u dërgua në klinikën pranë Tel Avivit më 13 shtator, kur ai u ankua për një dhimbje koke pas një fjalimi njëorësh.

Në spital, ai pësoi një goditje në anën e djathtë të trurit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy