Skaneri në dogana, Edmond Spaho: Ishte një kusht i BE për heqjen e vizave (VIDEO)

Skaneri në dogana, Edmond Spaho: Ishte një kusht i BE për heqjen e vizave (VIDEO)

Në vitin 2012 qeveria Berisha miraton një kontratë koncesionare për skanimin e kontenierëve që do të hyjnë dhe do të dalin nga doganat shqiptare. Ky koncesion i cili iu dha një kompanie private solli dhe një reagim të ashpër nga biznesi dhe opozita në atë kohë, që sot është në pushtet.

Por kreu i grupit parlamantar të PD, Edmond Spaho, në një intervistë për “TemA Tv”, ka shpjegur edhe arsyen përse u dha ky koncesion në atë kohë. Sipas Spahos, skaneri ka qenë një kërkesë, ose më saktë një kusht nga BE për heqjen e vizave.  

Skaneri ka qenë një kërkesë për t'u plotësuar ose një kusht për të hequr vizat. Për forcimin e regjimit të kontrollit në kufij do të duhej të vendoseshin skanerat për të kontrolluar gjithçka që hyn e del në një vend, në mënyrë që Bashkimi Europian të miratonte heqjen e vizave.

Së dyti, madje po ju them ku ndryshon skanimi sot nga skanimi në atë periudhë. Sot e paguan biznesi tërësisht, ndërsa në atë kohë biznesi pagesën kishte mundësi ta regjistronte në kosto, ta zbriste, që është një ndryshim esencial”, deklaroi Spaho në intervistën për “TemA Tv”.      

Intervista e plotë e Edmond Spahos

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy