Marrëdhëniet mes Rusisë dhe NATO-s tani kanë rrëshqitur në një nivel konfrontimi të drejtpërdrejtë.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Po ashtu Peskov tha se vendet e NATO-s, vetë Aleanca, tashmë janë përfshirë në konfliktin në Ukrainë.
NATO vazhdon lëvizjen e saj drejt kufijve tanë, zgjerimin e infrastrukturës së saj ushtarake drejt kufijve tanë.
Aleanca vazhdon të tregojë thelbin e saj.



