Pula: Avokatët e Berishës kanë dorëzuar me postë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Pula: Avokatët e Berishës kanë dorëzuar me postë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Gjykata e Posaçme pritet të marrë sot vendimin për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën.

Në GJKKO kanë mbërritur tashmë avokatët mbrojtës të ish- kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

Siç njofton gazetari Besmir Pula,  avokatët e Berishës kanë dorëzuar prej pasdites së djeshme nëpërmjet postës kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka.

Pak para nisjes së seancës, Mëngjesi deklaroi për mediat se kërkesën për përjashtimin nga çështja të gjyqtares Irena Gjoka e kishin paraqitur me postë, sipas procedurave ligjore.

Mbetet për tu parë mënyra si do të zhvillohet seanca e cila nisi sot prej orës 12. 

Ish kryeministri Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy