
Anëtari Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV lidhur me një nga temat më të diskutauara siç është korrupsioni.
Sipas Zaimit në të gjithë botën mund të ketë persona që tundohen, por “ekziston ndëshkueshmëria”, ndërkohë që shtoi se në Shqipëri nuk ka asnjë të ndëshkuar nga politika.
Të tillë që tundohen ka kudo, por sa ekziston ndëshkueshmëria? Gjithkush mund ta provojë fatin dhe të thotë po s’më kapën do jetoj në luks nëse më kapin s’dihet çdo ndodhë me mua. Ne nuk kemi asnjë të ndërshkuar politik këtu. Ndoshta këta janë dëshmitarë të njëri-tjetrit. Nëse ndodh një organizim qytetar që të bashkojë njerëzit mbi disa të përbashkëta, mund të ndryshojë
tha Zaimi.
I pyetur lidhur me personat që të shpallin “tradhtar” nëse je kundër Albin Kurtit, Zaimi pranoi se “jemi popull emocional”, ndërkohë që shtoi se nëse nuk qeveriset mirë, atëherë zhgënjimi mund të jetë i madh dhe mund të kemi rënie të popullaritetit në mënyrë të menjëhershme.
“Mendoj se jemi popull emocional, sigurisht që 50% që votoi Vetëvendosjen para disa vitesh ishin ata kishin mendim komplet tjetër, nëse ai i zhgënjen do ketë një rënie të madhe të popullaritetit. Të marrim Hashim Thaçin që ka pasur mbështetje të madhe, por nëse ti qeveris keq, mbështetja siç vjen, ashtu edhe ikën", shtoi Zaimi.
Zaimi po ashtu foli edhe për marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit, duke thënë se marrëdhënia e tyre institucionale nuk ka lidhje me atë personale. Sipas tij kushdo që të jetë kryeminsitër do të duhet të ketë marrëdhënie të mira.
“Marrëdhënia e Ramës si kryeministër dhe Kurtit si kryeministër nuk mund të lidhet me marrëdhëniet personale. Kushdo të jetë kryeministër do të duhet të ketë marrëdhënie të mira. Nuk e mohoj që ka pasur një ftohje apo ngërç, por kjo nuk vjen nga Kosova. Përfshirja në marrëdhënien Kosovë -Serbi, nuk është e mirë. Serbia ka kaq shumë borxhe ndaj Kosovës dhe kërkon të marrë diçka ndërkohë që duhet të japë diçka”, tha ai.



