
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar angazhimet elektorale për shkak të dhimbjes së stomakut.
Kështu bëri me dije partia e tij, më pak se tre javë para zgjedhjeve në Turqi.
“Pas këshillave të mjekëve, sot do të pushoj në shtëpi”, ka shkruar presidenti turk në Twitter , duke njoftuar se nuk do të marrë pjesë në tubimet elektorale të planifikuara në tre qytete të ndryshme turke. "Dështë Zoti, ne do të rifillojmë programin tonë nesër," shtoi Erdogan.
Dje presidenti turk u sëmur gjatë një interviste televizive, transmetimi i drejtpërdrejtë i së cilës u ndërpre papritur.



