Dorëhiqet deputeti i PS, Çyrbja/ Lala: Vendim i detyruar. PS nuk e do më ‘ferrë nëpër këmbë’ në qarkun e Durrësit

Dorëhiqet deputeti i PS, Çyrbja/ Lala: Vendim i detyruar. PS nuk e do më ‘ferrë nëpër këmbë’ në qarkun e Durrësit

Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin një ditë më parë, 9 tetor. Lënia e mandatit erdhi një ditë pasi Çyrbja u pyet për 5 orë në SPAK për një kallëzim të PD në 2021, kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit. 

Për gazetaren investigative, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, tha se beson se lidhur me këtë vendim, e kanë detyruar të dorëhiqet.

Sipas saj, PS nuk e do më ‘ferrë nëpër këmbë’ në Durrës.

Nuk mendoj se Çyrbja e ka lënë mandatin. E kanë detyruar të shkoj drejt një vendimi të tillë. Unë nuk e lidh fare me Prokuronin e Posaçme dhe të jap argumente për këtë.

Unë  kam ekspozuar Jurgis Çyrbjan, në 2017-2018, me disa përgjime që e lidhnin me një pjesëtar të një grupit të strukturuar kriminal, më saktë një krahu të Emiljano Shullazit. Por, të ishte për tu hequr ai mund të largohej që atëherë.

Nga ai moment deri tani kane rrjedhur shumë ujëra, çka do të thotë se lobe shume të fuqishme dhe klane shumë të fuqishme brenda PS-së, duna të zaptojnë dhe të mbajnë nën kontroll qytetin dhe qarkun e Durrësit. Dhe Jurgis Çyrbja nuk u duhej ferrë nëpër këmbë.

Sot mendoj se ka një lojë të thellë, dhe sipas meje e kane detyruar të shkoj drejt këtij vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy