
Janë ulur rastet e reja me Covid-19 ne vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 179 raste të reja dhe 2 viktima.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 1150 testime, kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 179 qytetarë, në këto bashki:
79 në Tiranë, nga 10 qytetarë në Dimal, Lushnje, 7 në Krujë, 6 në Durrës, nga 5 qytetarë në Mat, Sarandë, Gjirokastër, nga 4 qytetarë në Korçë, Vlorë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kavajë, Dibër, Pogradec, Skrapar, Gramsh, nga 2 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Fier, Rrogozhinë, Kurbin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec, Mallakastër, Dropull, Përmet, Tepelenë, Berat.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Dibra 60 vjeç, një qytetar nga Kolonja 66 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 213 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,282 që nga fillimi i epidemisë. Janë 6383 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.



