Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi”.
E njëjta masë është konfirmuar edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalzit.
Para trupës gjykuese të Apelit doli gjithashtu Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa e arrestit me burg.
Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.



