Pak muaj para zgjedhjeve dhe ende nuk kemi një program të plotë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.
Lidhur me këtë analisti Neritan Sejami në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV shprehur se Partia Demokratike nuk për qëllim të paraqesë një program të mirëmenduar përveçse se ato që propozon janë thjeshtë premtime elektorale.
Ai tha se ato që kemi dëgjuar janë premtime por nuk kemi parë kosto dhe në këtë mënyrë është e vështirë të gjykosh, teksa theksoi se me rëndësi është ulja e taksave për bizneset.
Sipas tij kur vjen puna të propozimet për rritjen e të ardhurave kjo ka të bëjë me kosto të buxhetit dhe duhet analizë për të ditur se nga do dalin këto para sepse në fund të ditës shteti nuk prodhon para.
E para duhet të kuptojmë se këto janë premtime elektorale dhe nuk kanë qëllim të paraqesin program të mirëmenduar por synon qytetarët që të votojnë për partinë demokratike.
Pra nuk kemi të bëjmë me program, por premtime dhe kriteri i këtyre premtimeve është për të parë se cila është kostoja financiare sepse qeveria nuk krijon të ardhura por thjeshtë i shpërndan ato të ardhura dhe çdo propozim apo premtim që bëhet duhet të analizohet dhe nga pikëpamja e kostos.
Pra gjëja e parë që mund të thuhet është se kemi dëgjuar premtime por nuk kemi parë kosto dhe në këtë mënyrë është e vështirë të gjykosh. Duhet theksuar se taksa e sheshtë është një masë jo ekonomike por për të luftuar korrupsionin dhe evazionin fiskal, në mënyrë që bizneset të paguajnë më pak taksa dhe jo ti shmangnin ato.
Është masë e mirë por në vetvete nuk çon gjëkundi, pa një reformim total dhe pa masa të tjera që rrisin transparencën e bizneseve kjo në vetvete nuk i jep efektet si taksë. Është e vështirë të gjykosh propozimet që s’kanë analizën e kostove.
Nëse flasim për uljen e tatimeve është një masë që ka dhe efekte pozitive dhe po të bëhet siç duhet mund të rrisë të ardhurat, por kur vjen puna të propozime për rritjen e të ardhurave kjo ka të bëjë me kostot të buxhetit dhe duhet analizë për të ditur se nga do dalin këto para sepse në fund të ditës shteti nuk prodhon para dhe nëse do duhet të investojë një lekë diku, duhet ta marrë nga diku tjetër.



