
Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Në seancën e sotme për rivlerësimin e masës së sigurisë, u vendos që Berisha dhe Malltezi të jenë në liri të kufizuar deri në mbyllje të hetimeve, ndërsa të enjten që të dy u morën të pandehur.
Një ditë më parë SPAK i komunikoi Berishës akuzën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim dhe Malltezit “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.



