Irani nuk do të negociojë "nën presion" për programin e tij bërthamor.
Kështu tha të enjten ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi pas një takimi në Teheran me shefin e IAEA, Rafael Grossi.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë në bazë të interesave tona kombëtare dhe të drejtave tona të patjetërsueshme, por nuk jemi të gatshëm të negociojmë nën presion dhe frikësim”, ka shkruar Araghchi në rrjetin social X.



