U denoncuan për blerje votash në Dibër/ Policia: Nuk konstatuam asnjë të paligjshme!

U denoncuan për blerje votash në Dibër/ Policia: Nuk konstatuam asnjë të paligjshme!

Pas denoncimit të bërë këtë të premte nga “Rithemelimi” se një zyrtar i IKMT-së në Dibër dhe dy persona të tjerë po blinin vota për zgjedhjet e 14 majit, për kandidatin e Partisë Socialiste Rrahim Spahiu, ka reaguar edhe Policia. Në një njoftim për media, blutë e Dibrës bëjnë të ditur se lidhur me këtë denoncim janë kryer të gjitha verifikimet e mundshme, si dhe janë marrë deklarimet e të shoqëruarve dhe se nuk ka rezultuar blerje votash.

Njoftimi i Policisë Dibër:

Në lidhje me lajmin e publikuar në media e rrjete sociale ku pretendohet se Policia e Dibrës ka arrestuar tre shtetas, punonjës të bashkisë për shpërndarje të vlerave monetare për përfitime elektorale, sqarojmë opinionin publik se lajmi është i pavërtetë:

Më datën 12.05.2023, rreth orës 16:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,  ka ardhur një telefonatë nga shtetasi I.U,  kandidat për kryetar Bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendonte se në 'Lagjen e Re',  të qytetit të Peshkopisë, kishte  konstatuar tre shtetas që dyshonte se këta po shpërndanin vlera monetare për blerje votash.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë  si dhe është njoftuar Prokurori i gatshëm  në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U.

Po në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U, u ngrit menjëherë  grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit,  kreu një sërë veprimesh procedurale, si kqyrja e kamerave të një subjekti ku pretendonte kandidati dhe verifikimi nga Prokurori,  i banesës së shtetasit E. LL, ku gjatë kontrollit të kryer nuk u konstatua asnjë send i kundraligjshëm apo qe lidhet me pretendimet e shtetasit I.U.

Shërbimet e Policisë  kanë  shoqëruar në DVP Dibër shtetasin  E.LL, 33 vjeç,  dhe dy shtetaset që ishin me të konkretisht S.Z., 37 vjeçe; E.D., 22 vjeçe, dhe pas marrjes në pyetje nga Prokurori, në përfundim të shpjegimeve të dhëna janë lënë të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër kërkon mirëkuptimin e  mediave që para se të publikojnë lajme që kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe për çdo rrethanë tjetër,  të kërkojë informacion zyrtar, me qëllim informimin sa më të drejtë të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy