71 të vdekur. Ky është bilanci i 34 sulmeve ajrore izraelite të kryera në 24 orë në Rripin e Gazës, sipas Al Jazeera.

Burime të tjera lokale flasin për të paktën 68 vdekje.
Sulme të rënda janë raportuar në të gjithë enklavën, duke përfshirë të ashtuquajturën zonë humanitare al-Maëasi dhe kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, i cili është bombarduar vazhdimisht ditët e fundit.
“Sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar civilët dhe infrastrukturën”, denoncon Hamasi.
Bombardimet e djeshme, sipas Izraelit, kishin në shënjestër shefin e policisë së Hamasit dhe zëvendësin e tij.



