Emir Allen, drejtor i kompanisë, “Phoenix” në Angli deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se task forca që ka ngritur qeveria e Sunak do të trajtojë çështjet e çdo shqiptari në mënyrë që ata të kthehen në vend brenda disa javëve.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Allen tha se ka një shtresë të qytetarëve britanikë që shfaqin elemente racizmi ndaj shqiptarëve, gjë që nuk është e drejtë pasi pjesa më e madhe e tyre e fitojnë çdo gjë duke punuar fort.
Ky lajm vjen pas një tragjedie të vërtetë ku 39 vetë u desh të nxirren nga një peshkarexhë, ku katër vetë humbën jetën dhe 4 të tjerë kanë humbur. Mes tyre ndodhej dhe një shqiptar që për fat ka shpëtuar. Sunak nuk mund të rrinte në heshtje dhe të tregonte që s’po bënte asgjë dhe nxori planin me 5 pika për emigracionin e paligjshëm. Ky është lajm që do t'i prekjë shqiptarët sidomos ata që kanë ardhur kohët e fundit. Është ngritur një task forcë me 400 persona për të trajtuar çështje e çdo shqiptari. Shqipëria konsiderohet vend i rregullt dhe me shpresa për jetesën. Këta persona do të trajtojnë çështjen për të kthyer shqiptarët brenda javëve.
Është e dukshme dhe për syrin e lirë, dukej në prag të festave që Tirana ishte bosh nga të rinjtë. Është një fenomen që më shumë se çdo gjë do lëndojë Shqipërinë dhe shqiptarët janë në krye të emigrantëve të ardhur ilegalisht në Britani dhe normalisht do të jenë në tragetin e qeverisë. Pjesa dërrmuese e këtyre shqiptarëve do të kthehen. Ka dhe nga ata që i shpëtojnë dhe shkojnë tek të njohurit që kanë në Britani. Për mendimin tim shteti do të tregojë fuqinë sa i përket emigracionit të paligjshëm që është fushë e nxehtë për qeverinë dhe votuesit britanikë. Pjesa e dërrmuese e shqiptarëve që janë me dokumente punojnë ligjërisht dhe kontribuojnë. Sa i përket dokumenteve, Britania ka mbi 1 milion vende të hapura pune dhe ka nevojë për profesionistë.
Do ishte e thjeshtë që të mendonim po na targetojnë ne, po na e bëjnë të vështirë, kjo është çështje e nxehtë sa i përket votuesit britanik. Tjetra është mungesa e fuqisë punëtore, që duhet adresuar dhe është adresuar. Sistemi i vizave është lehtësuar drastikisht, sa i përket kritereve që dikush duhet të përmbushë për të marrë vizë dhe për të ardhur. 85% e aplikimeve të rregulla miratohen dhe këta shqiptarë mund të vijnë në mënyrë të rregull. E ardhura ilegale, Britania nuk mund të shihet si vend i butë sa i përket emigrantëve të paligjshme pasi zgjedhjet e ardhshme cenohet dhe do balancohet nga fakti si do të trajtohet emigracioni i paligjshëm.
Ambasada shqiptare është e angazhuar me komunitetin shqiptar për ta mbështetur dhe për t’i dhënë mundësi për të shprehur. Demokracia në Britani ekziston është e theksuar, çdo njeri ka të drejtë të protestojë. Javë më parë protesta shkoi mirë. Ka një lloj hije sa i përket shqiptarëve, më ka surprizuar dhe mua. Është një shtresë e popullit britanik që me doemos nuk duan t’i shihin njerëzit më mirë. Pasi mënyra e jetës së tyre është më e ulët se pjesa dërrmuese e shqiptarëve që duke punuar fort kanë ndërtuar për komunitet e tyre. Ky është element racizmi, kjo është e dukshme në rrjetet sociale, me komentet që i bëhej në lajmet e nxjerra. Jo vetëm qytetarët e thjeshtë, po pati angazhues në media të cilët e tregonin këtë. Qe një inat, mllef dhe xhelozi ndaj shqiptarëve, komentojnë gjëra idiotike. Mbi 99% e shqiptarëve i fitojnë paratë me djersën e ballit dhe është e drejta e tyre të dalin me makinat e tyre, të dalin në rrugë. Nuk po dëmtonin diçka, apo po thyenin ligje. Vjen nga inati i britanikë, i disa njerëzve që dalin në media dhe flasin kundra.
Më tej, Allen tha se janë grupet marokene ata që bëjnë lidhjen me emigrantëve në Francë dhe Britanisë së Madhe. Sipas Allen shqiptarët në Britani bëjnë një jetesë normale dhe një pjesë e madhe e tyre janë pjesë e grupeve elitare.
Nuk kam informacione të sakta, por grupet që sjellin emigrantë janë grupe marokene, ata që krijojnë lidhjet mes kampit në Francë dhe Britanisë. Njerëzit që vijnë nuk duan të shfrytëzojnë.
Duhet ta mendojmë mirë se çfarë kushtet janë këta prindër dhe fëmijë që marrin këto rrugë të vështirë dhe me kaq rrezik. Rreziku nuk është në kalimin e fundit, por që nga momenti që dalin nga shtëpia. Në kampe kushtet janë të mjerueshme. Një prind nuk do donte ta linte fëmijën të dilte nga shtëpia, ky vendim merret nga një dëshpërim, apo dashuri e madhe për t’i dhënë fëmijëve atë që nuk mund të marrë dot nga trojet shqiptare. Për fëmijët që kanë humbur, nuk kam informacion dhe nuk është bëre jehonë. Uroj që këta fëmijë të kenë shkuar tek familjet dhe t’i kenë humbur sistemit britanik të kontrollit.
Shqiptarët e kanë bërë këtë vend më mirë, shumë prej tyre janë integruar në ranket më të lartë në komunitete. Janë rreth 400 mijë shqiptarë në Britani, nga këta shumica prej tyre kanë jetesë normale në krahasim me kushtet mesatre britanike. 20% e tyre janë në ranket elitare për mendimin tim, janë njerëz që kontribuojnë në kompanitë që punojnë apo kanë hapur, Janë njerëz të angazhuar në fushën e ndërtimit, jo si punëtorë por dhe si kontribuues.



