Të paktën 29 persona kanë vdekur dhe 72 të tjerë janë plagosur në një zinxhir shpërthimesh që përfshiu tregun e fishekzjarreve në Tultepec, një qytezë me 100 mijë banorë në Meksikë.
Mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë. Tultepec ndodhet 50 km në veri Meksikos dhe njihet në të gjithë vendin si “Meka e piroteknikës”.
Tashmë nga tregu me thuajse 300 dyqane nuk ka mbetur asgjë. Dëshmitarët thonë se shpërthimi i ngjante një bombardimi. Mes të plagosurve, 10 janë fëmijë dhe 25 gra. Shkaqet e tragjedisë nuk janë zbardhur ende.



