PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, zbardhet axhenda

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 17:30 dhe do të zhvillohet online, për shkak të situatës së koronavirusit.

Mësohet se mbledhja e Asamblesë së PS, do të nisë me miratimin e Projekt-Vendimit “Për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë”.

Më tej, mbledhja do të vijojë me informacionet mbi gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave organizative vendore të partisë.

Ndërsa në “filtrin” e Asamblesë do të kalojë edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku do të bëhet një analizë e rezultatit në strukturat vendore të PS.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy