Bilardo në MCN/ Malaj: Nano ishte mbështetësi im kryesor, ja çfarë vlerësoj më së shumti te ish-kryeministri

Bilardo në MCN/ Malaj: Nano ishte mbështetësi im kryesor, ja çfarë vlerësoj më së shumti te ish-kryeministri

Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha në emisionin “Bilardo" se ish-kryeministri Fatos Nano ka qenë mbështetësi i tij kryesor dhe publik. 

Malaj vlerëson te Nano si kryeministër faktin që u jepte mbështetje të pakushtëzuar ministrave të tij.

Duke u ndalur te gjendja e vështirë shëndetësore e Nanos, Malaj u shpreh: “Është moment emocional. E para i uroj me zemër një shërim të shpejtë dhe të plotë”.

 “Pasi arrita të promovohem në pjesën kombëtare, Nano ka qenë mbështetësi im kryesor dhe publik. Nano kishte një diçka të jashtëzakonshme që duhet vlerësuar, që ta jepte mbështetjen të pakushtëzuar. Asnjë ministër s’mund të jetë i suksesshëm nëse nuk e mbështet sinqerisht kryeministri i tij. Unë në atë ngarkesën e jashtëzakonshme të shpërbërjes së skemave piramidale, kam pasur mbështetje të plotë. E para ishte ekonomist, kuptonte çdo gjë shumë mirë, kishte vizion ku do shkonim dhe të delegonte autoritet maksimal. Nano ishte liberal, por kishte një gjë, që s’kishte këtë kujdes apo vetëkontroll për marrëdhëniet me mediat, herë bëhej marrëdhënie agresive, herë zbutej”, vijon Malaj. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy