Kush është efektivi i arrestuar për tentativë përdhunimi, si e futi “në grackë” 13-vjeçaren

Kush është efektivi i arrestuar për tentativë përdhunimi, si e futi “në grackë” 13-vjeçaren

Ky që shihni në foto është punonjësi i policisë në Lezhë, Kol Kola, 62 vjeç. Akuza që rëndon ndaj tij është ngacmimi seksual ndaj një 13-vjeçareje dhe tentative për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Por si ka ndodhur ngjarja e rëndë e denoncuar nga vetë vajza e mitur?

Burrimet nga uniformat blu bëjnë të ditur se pas denoncimit të bërë nga vajza e mitur, janë kqyrur të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku 13-vjeçarja pretendon se ishte dërguar nga efektivi. Në pamjet filmike janë konflirmuar të gjitha lëvizjet e pretenduara nga e mitura.

Më datë 29 prill, 62-vjeçari e ka mashtruar të miturën duke i thënë se do ta dërgonte në komisariat dhe më pas e ka dërguar në një banesë që e kishte në përdorim.

Pikërisht në këtë ambient ai ka kryer vepra të turpshme me të dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht. Uniformat blu bëjnë me dije se e mitura ka bërë kallëzim dhe pas verifikimeve nga ana e policisë gjyqësore efektivi është vënë në pranga për veprën penale “Ngacmim seksual”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy