Lavrov: Shqiptarët po rekurutohen nga Perëndimi si mercenarë në Ukrainë (VIDEO)

Lavrov: Shqiptarët po rekurutohen nga Perëndimi si mercenarë në Ukrainë (VIDEO)

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov në një intervistë për ‘Russia Today’ ka akuzuar NATO-n dhe Perëndimin se po rekruton mercenarë nga Shqipëria, Kosova e Bosnja për të luftuar në Donbass, rajonin ukrainas të kontrolluar nga separatistët rusë.

Sipas tij, në Ballkanin Perëndimor janë bërë baza krimi me terroristë e trafikantë droge që më pas marrin pjesë në konfliktet e nxitura nga SHBA.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe të gjithë anëtarët e tjerë thonë se NATO është një aleancë mbrojtëse. Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për shtyp pas bisedimeve i kujtoi Scholzit bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999. Sholz tha se NATO ndërhyri për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Si ata bënë gjithçka me sukses, tani ky rajon po lulëzon. Por në fakt është larg nga lulëzimi. Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor janë duke u bërë baza krimi. Ka terroristë, trafikante droge. Ata rekrutojnë mercenarë për të marrë pjesë në armiqësi e konflikte që nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe SHBA-në. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë dhe për t'i dërguar, ndër të tjera, në Donbass

Ndërkohë duket se tensionet mes Ukrainës e Rusisë nuk janë shuar. Përleshjet janë intensifikuar më 17 shkurt në Donbass dhe kjo ka rritur shqetësimet se Moska mund ta përdorë situatën si pretekst për të sulmuar Ukrainën në shkallë të gjerë.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka deklaruar se janë regjistruar 60 shkelje të armëpushimit në 24 orët e fundit nga separatistët në rajonin e Donbasit, 43 prej të cilave duke përdorur armë, të ndaluara nga marrëveshjet e Minskut. Nga këto lëvizje është plagosur një ushtar. Po ashtu, rusët pretendojnë se Ukraina ka bombarduar edhe një çerdhe, duke plagosur edhe tre persona civil.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy