Avioni i 68-vjeçarit Italian mund të jetë rrëzuar si pasojë e ngarkesës me hashash dhe trafikantët e kanë larguar drogën prej aty para së vinte policia. Ky është dyshimi më i ri që ngriti sot e përditshmja italiane “Corriere Della Sera”, e cila thekson se dëshira e Guido Guidit për të marrë sa më shumë kanabis ka rënduar së tepërmi ngarkesën në avionin tip Piper dhe për pasojë solli rrëzimin e tij.
Deri më tani kjo mbetet njëra nga dy pistat e hetimeve që thekson prestigjozja italiane, e cila gjithashtu rendit edhe dyshimin tjetër, atë të mbërritjes në tetor për të marrë ngarkesën. Më tej, Corriere Della Sera shkruan në artikullin e saj të dytë për të çeshtje se Parlamenti shqiptar është përfshirë nga akuzat dhe kundërakuzat, duke nxjerrë edhe një herë në skenë rastin e Dritan Zaganit, ish-shefit të Antidrogës, që tahmë ndodhet për azil në Zvicër.



