Tentuan të dilnin nga Shqipëria duke përdorur pasaporta të personave të tjerë, arrestohen në Muriqan 3 shtetas turq

Tentuan të dilnin nga Shqipëria duke përdorur pasaporta të personave të tjerë, arrestohen në Muriqan 3 shtetas turq

Policia e Muriqanit ka arrestuar 2 shtetas turq pasi tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë.

Në prangat e policisë kanë rënë R. Y., 38 vjeç, H. S., 36 vjeç dhe O. O., 25 vjeç,. Mbi të arrestuarit rëndojnë akuza “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe  “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Njoftimi: PKK Muriqan/Kontrolle intensive, bazuar dhe në analizën e riskut, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.

Tentuan të dilnin nga Shqipëria, duke përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë (me përshtatje), vihen në pranga 2 shtetas turq.

Në pranga dhe 1 tjetër shtetas turk, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen 2 pasaportat turke dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq R. Y., 38 vjeç dhe H. S., 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk O. O., 25 vjeç, banues në Poloni.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasit R. Y dhe H. S. posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe  “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe  shtetasi O. O., për veprën penale  “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy