Avokatja shqiptare në Itali, Eva Pregu, vrasjen e shqiptarit Bledar Dedjas në 21 janar në pyll, ku policia arrestoi një 17-vjeçar si autor të dyshuar të vrasjes me thikë të 39-vjeçarit, e sheh të veshur me mister.
Në një lidhje për MCN Live, avokatja tha se ngjarja ka bërë mjaft jehonë se mënyra e vrasjes së shqiptarit me 20 goditje thike në trup, gjoks, kokë dhe krahë, pasi Bledar Dedja ka tentuar të mbrohet nga goditjet, kanë bërë shumë bujë në komunitetin italian.
Pregu shtoi se fillimisht policia është fokusuar te videokamerat, janë kërkuar dhe janë parë të gjitha telekamerat e zonës, policia ka bërë kërkime dhe në shtëpitë pranë vendit të ngjarjes.
Gjatë ditës është parë që Bledari është takuar me këtë djalë 17-vjeçar, janë larguar me makinën e shqiptarit dhe më pas janë gjetur disa telekamera të tjera që shfaqin 17-vjeçarin që largohet duke bërë autostop, në afërsi të vendit të ngjarjes dhe një kalimtar i rastësishëm e merr deri te stacioni i autobusëve.
Më pas humb kontakti me 17-vjeçarin, por shkon të mjekohet në ndihmën e shpejtë, pasi ka pasur një prerë të madhe në dorën e majtë.
Kjo gjë ka bërë që policia të kërkojë këtë person. Ajo që e ka bllokuar hetimin te ky person, është telefoni i Bledarit.
Bledari ka pasur një telefon të dytë që e përdorte për një jetë të dytë paralele, krahas familjes, me të cilët mbante kontakte me persona me të cilët dyshohet se kishte raporte intime.
Hetimet janë në vazhdim, ajo që kemi mësuar nga informacionet, janë se 17-vjeçari e ka pranuar vrasjen por nuk janë të qarta motivet e vrasjes.
Mendohet se shkaku ka qenë ndërprerja e marrëdhënies.
Rrethanat dhe pasojat mendohen se ky krim ka ardhur nga disa shantazhe mes djalit dhe shqiptarit, pasi njiheshin mbi një vit.
Ndoshta djali ka dashur të dalë nga kjo situatë, raport intim apo diçka tjetër, këto kanë shkaktuar motivin e ngjarjes.
Ka dhe një shqetësim të dytë se mund te jetë prostitucion minoren.
Akuza ndaj 17-vjeçarit është ajo e vrasjes me dashje me paramendim.
Kur të hetohet jeta e dytë e shqiptarit, mund të zbardhen pika të tjera. Ndoshta mund të ketë lehtësim.
Shqiptari ka qenë i martuar me dy fëmijë. E shoqja nuk ishte në dijeni për jetën e dyfishtë të burrit.



