Rama: PD rri në çadër se nuk e do vetingun

Rama: PD rri në çadër se nuk e do vetingun

Kryeministri Rama tha sot se arsyeja e vërtetë e bojkotit të Parlamentit nga opozita është bllokimi i vetingut. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se PD-ja synon ta bëjë vetë vetingun.

“Pse çadra lidhet me vetingun? Për një arsye të thjeshtë. Procedurat e vetingut fillojnë javën e ardhshme. Protesta mund të vazhdonte normalisht, askush nuk do ta ndalonte, madje këtu mund të ishte Saliu duke folur për orë të tëra. Por ata nuk duan vetingun. Ata e thonë shprehimisht se vetingun duan ta bëjnë ata. Por ka vetëm një veting. Pse krahasimi me 3 ligjet është një krahasim idiot? Sepse si me to, si pa to, Shqipëria nuk e merrte statusin e vendit kandidat, siç nuk e mori. Vetingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat”, tha ai.

Rama tha se Komisioni Europian ka nisur me Ministrinë e Integrimit procesin teknik pas hapjes së negociatave, me qëllim që të fitohet kohë.

“KE ka filluar me ne procesin teknik pas hapjes së negociatave për të fituar kohë. Pra qeveria shqiptare dhe komisioni kanë filluar punën për të kaluar kapitujt 23 dhe 24. Komisioni ka bindjen se Shqipëria është gati dhe pret dritën jeshile. Pa vetingun nuk mund të ketë reformë në drejtësi, si pasojë as më shumë investime, mirëqenie dhe ekonomi. Pasi këto të fundit, armikun më të madh sot kanë drejtësinë dhe mungesën e saj. Ky është epilogu i një mandati, ku qeveria ka bërë çmos për të fituar kohën e humbur, ndërsa opozita ka humbur të gjithë kohën duke u kapur pas hijes së vet”, tha Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy