
Europa Lindore parashikohet të tkurret në mënyrë dramatike gjatë dekadave të ardhshme. Por më e keqja është se shumica e vendeve të këtij rajoni nuk e marrin në konsideratë një zgjidhje që do të ngadalësonte krizën demografike. Dhjetë prej vendeve me popullata gjithnjë në rënie janë të gjitha në Europën Lindore. Bullgaria, Lituania, Moldavia, Ukraina, Kroacia, Lituania, Rumania, Serbia, Polonia dhe Hungaria do të shënojnë një rënie me të paktën 15% të numrit të popullsisë deri në 2050-n.
Në Bullgari, e cila ka ritmin më të lartë të zvogëlimit të popullsisë, kjo e fundit pritet të bjerë nga 7 milionë në 2017-n në 5.4 milionë në 2050-n. Në Lituani popullsia do të bjerë nga 1.9 milionë në 1.5 milionë, ndërsa në Moldavi nga 4 milionë në 3.2 milionë.
Tkurrja demografike shihet se një fenomen që ka prekur shumicën e vendeve postkomuniste. Rënia ka nisur 25 vjet më parë dhe vijon. Të paktën 11 vende të tilla kanë shënuar rënie me 10% që prej 1989-s. P.sh., Bullgaria kishte 9 milionë banorë në vitin 1989, por në 2017-n ishin vetëm 7.1 milionë. Studiuesit e ndryshimeve demografike thonë se kjo ulje e numrit të popullsisë është e paprecedentë, sidomos kur vjen në kohë paqeje.
Ata vlerësojnë se janë tre faktorët që kanë ndikuar në rënien drastike të numrit të popullsisë: ulja e numrit të lindjeve, emigracioni masiv dhe vdekshmëria e lartë.
|
Vendi |
2017 (milion) |
2050 (milion) |
Ndryshimi në përqindje |
|---|---|---|---|
|
Bullgaria |
7.08 |
5.42 |
-23 |
|
Lituania |
1.95 |
1.52 |
-22 |
|
Moldavia |
4.05 |
3.29 |
-19 |
|
Ukraina |
44.22 |
36.42 |
-18 |
|
Kroacia |
4.19 |
3.46 |
-17 |
|
Lituania |
2.89 |
2.41 |
-17 |
|
Rumania |
19.68 |
16.40 |
-17 |
|
Serbia |
8.79 |
7.45 |
-15 |
|
Polonia |
38.17 |
32.39 |
-15 |
|
Hungaria |
9.72 |
8.28 |
-15 |



