
Në Madrid është mbajtur këtë të martë mbledhja e komisionit parlamentar spanjoll, për të diskutuar krizën e pavarësisë së Katalonjës.
Takimi, i mbajtur në Senat në Madrid, u fokusua në bisedimet se si mund të zbatohet neni 155.
Gjatë këtij takimi ka patur reagime dhe replika nga Pablo Iglesias, kreu i partisë opozitare spanjolle Podemos.
Pas takimit, Iglesias kritikoi ashpër qeverinë e Kryeministrit Mariano Rajoy për trajtimin në mënyrë jo të duhur të krizës mes dy vendeve.
Lideri i partisë Podemos, tha gjithashtu se presidenti katalanas Puigdemont, ka të drejtën e tij të vijë në senat dhe se çdo lloj dialogu është thelbësor në këtë situatë.
Sipas tij, ardhja e Puigdemont në senatin spanjoll do të ishte në të mirën e te dyja palëve. Iglesias nënvizoi se ajo që e shqtësonte më shumë është sesi do të zgjidhet ngërçi politik në Katalonjë.
Kreu i partisë Podemos nënvizoi për mediat se qeveria spanjolle gjithnjë vepron jashtë ligjit dhe voton kundër vendimeve të Kongresit.
“Disa nga liderët kryesorë të qeverisë tonë janë nëpër burgje”,- tha Pablo Iglesias.
Më herët qeveria e Spanjës vendosi autoritetin e saj të plotë mbi Katalonjën, duke aktivizuar rezolutën 155 të Kushtetutës, nen i cili lejon kontrollin e drejtpërdrejtë të rajonit të Katalonjës dhe shpërbërjen e parlamentit katalanas.
Kryeministri Mariano Rahoi paralajmëroi se do të shpallë zgjedhje të reja brenda 6 muajve, për të ndalur liderët katalanas të shpallin pavarësinë.
Ndërkohë një zëdhënës i qeverisë rajonale katalane tha se do të apelonte kërkesën e nenit 155 në Gjykatën Kushtetuese.
Ditën e premte pritet që senati në Madrid të votojë për të vendosur qeverisjen direkte të Spanjës në rajonin e Katalonjës.
Megjithatë ligjvënësit katalanas do të zhvillojnë këtë të enjte mbledhjen e tyre parlamentare.



