Marrëveshje historike mes Izraelit dhe Emirateve Arabe, me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë

Marrëveshje historike mes Izraelit dhe Emirateve Arabe, me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë

Me një lëvizje sa të papritur, aq edhe historike, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në proces për nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje. Presidenti Donald Trump e bëri të ditur lajmin në Tuiter, duke e quajtur të sotmen një "ditë historike", ndërsa i njëjti postim u rishpërnda edhe nga kryeministri izraelit, Benjanim Netanjahu.

Mohamed Bin Zayed, Princi i Kurorës dhe ministri i Mbrojtjes së Abu Dhabi, gjithashtu e konfirmoi publikisht marrëveshjen "e arritur gjatë një bisede të përbashkët telefonike me Presidentin Trump dhe kryeministrin Netanyahu" në të cilën Izraeli është zotuar të bllokojë çdo deklaratë sovraniteti mbi territoret palestineze. Të dy vendet kanë rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe krijimin e raporteve dypalëshe që do të përfshijnë të gjithë sektorët: investimet, turizmin, sigurinë, fluturimet direkte, telekomunikacionin.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen kështu vendi i tretë arab që ka lidhje aktive me Izraelin dhe shteti i parë arab i Gjirit që e bënë këtë hap. Trump e përshëndeti marrëveshjen në një konferencë para gazetarëve në zyrën ovale.

"Tani që akulli u thye, pres që më shumë vende arabe dhe myslimane të ndjekin Emiratet e Bashkuara Arabe", tha ai.

Megjithatë, jo të gjitha palët janë të kënaqura. Një zyrtare e lartë palestineze, Hanan Ashrawi, u shpreh në Tuiter: "Izraeli u shpërblye për mosdeklarimin hapur të asaj që po i bënte Palestinës në mënyrë të paligjshme dhe këmbëngulëse që nga fillimi i pushtimit".

Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar marrëveshje bilaterale në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin dhe "fusha të tjera të përfitimit të ndërsjellë", thuhet në deklaratë.

Marrëveshja do të shtrojë rrugën që SHBA-të, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli të "lançojnë një Axhendë Strategjike për Lindjen e Mesme për të zgjeruar bashkëpunimin diplomatik, tregtar dhe siguri", thuhet në deklaratën e përbashkët, ku theksohet se të tre vendet kanë një këndvështrim të ngjashëm mbi kërcënimet dhe mundësitë në rajon.

Në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë theksohet se ky rezultat është pasojë e një rruge të hapur që nga koha kur Emiratet morën pjesë në atë që u quajt "Marrëveshja e Shekullit", më 28 janar në Uashington, një gjest për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli shprehin mirënjohje". Deklarata thotë më tej se "Izraeli dhe Emiratet tani do të përshpejtojnë bashkëpunimin në kërkimin e një vaksine për koronavirusin, e cila mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së myslimanëve, hebrenjve dhe të krishterëve në rajon".

Në qershor u përhap një lajm për një bashkëpunim midis dy vendeve për zhvillimin e një vaksine, i cili më pas u reduktua në një bashkëpunim midis "dy ndërmarrjeve private". Marrëveshja historike zbulon përfundimisht synimet e përfaruara vitet e fundit të të dy vendeve, si një kundërpeshë për Iranin. Ministrat izraelitë e kanë vizituar Abu Dabin në më shumë se një rast dhe Izraeli janë ftuar të marrin pjesë në Dubai Expo. Prania e ambasadorit të Emirateve, së bashku me ato të Bahreinit dhe Omanit, në Uashington në janar sinjalizuan kulmin e këtyre marrëdhënieve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy