Gjermania miraton biletën që kushton 49 euro në muaj për të udhëtuar në të gjithë vendin

Gjermania miraton biletën që kushton 49 euro në muaj për të udhëtuar në të gjithë vendin

Qeveria gjermane ka miratuar biletën e vetme prej 49 eurosh në muaj që do t'i lejojë udhëtarët të lëvizin në të gjithë vendin duke përdorur transportin publik të qytetit dhe transportin hekurudhor rajonal. 

Një masë që pati pikënisje nga eksperimenti i muajve të fundit, i cili kishte çuar në futjen e një bilete 9 euro në muaj me të cilën nga qershori deri në fund të gushtit mund të udhëtohej në Gjermani me trena, metro, autobusë dhe tramvaj.

Një zgjidhje, e cila synon të kompensojë të paktën pjesërisht rritjen e fundit të kostove të energjisë elektrike dhe gazit. 

Promovimi i prezantuar në muajt e verës kishte qenë shumë i suksesshëm, megjithatë, tani jo të gjithë janë të sigurt se vendosja e një bilete 49 euro është masa më e përshtatshme për t'u përballur me rritjen e përgjithshme të shërbimeve dhe kostos së jetesës.

Ministri gjerman i Transportit Volker Ëissing tha se bileta do t’i prezantohet qytetarëve sa më shpejt të jetë e mundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy