Përgjigjja e një vogëlusheje për arsyen pse zgjodhi një kukull me ngjyrë është bërë hit në rrjet pasi mamaja e saj postoi historinë në “Facebook”. Vogëlushja Sophia shkoi në dyqanin e lodrave së bashku me prindërit, të cilët vendosën t’i bëjnë dhuratë pasi kishte mësuar të përdorte tualetin.
Por mes shumë kukullave, ajo zgjodhi një me ngjyrë, të veshur si doktoreshë. Në momentin e pagesës, shitësja e ka pyetur se pse kishte zgjedhur një kukull që nuk i ngjante, por përgjigjja e vajzës e ka lënë pa fjalë: “Po, më ngjan shumë. Është doktoreshë njësoj si unë. Është e bukur siçjam unë. Shiko sa flokë të bukur ka. Dhe shiko stetoskopin”, ka thënë ajo.
Nëna krenare e vogëlushes e ka shpërndarë në “Facebook” foton dhe historinë e së bijës.



