
Manushi Chhillar nga India është kurorëzuar Miss World 2017. Fitorja vjen 17 vjet pasi Priyanka Chopra solli në shtëpi titullin e lakmuar në vitin 2000.
20-vjeçarja arriti mundi Miss Meksikën dhe mis Anglinë në vendin e dytë dhe të tretë në edicionin e 67 të Miss Ëorld në Sanya të Kinës.
Fituesja e vitit të kaluar, Stephanie Del Valle e Puerto Rikos, i kaloi kurorën e më të bukurës Chhillar.
Studentja e mjekësisë u habit në mënyrë të qartë nga fitorja e saj, duke mundur 118 konkurrentë nga e gjithë bota. Ajo synon të jetë një kirurg e zemrës dhe ka plane për hapjen e spitaleve jofitimprurëse në zonat rurale.
Stephanie Hill, Miss Anglia, shoqëruesja e parë e misist ndërsa Miss Meksika Andrea Meza shoqëruesja e dytë.



