Foto/ Gonxhe publikon të dhënat e viteve të fundit: Në 2021 më pak aksidente

Foto/ Gonxhe publikon të dhënat e viteve të fundit: Në 2021 më pak aksidente

Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe në prang të mbylljes së vitit 2021 ka publikuar një raport në lidhje me aksidentet rrugore të ndodhura gjatë viteve të fundit në vendin tonë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ai bën me dije se është bërë një krahasim të dhënash për aksidentet e ndodhura në vitin, 2018, 2019 dhe 2021, duke përjashtuar nga lista vitin 2020, pasi sipas tij ka pasur shum kufizime lëvizjesh për shkak të pandemisë.

Sipas statistikave rezulton se në vitin 2021 krahasuar me vitet që janë marrë në shqyrtim kemi një ulje të numrit të aksidenteve rrugore që kanë çuar në fatalitet.

Pak ditë na ndajnë nga 31 dhjetori, mbyllja e vitit 2021, që infografikat e Aksidenteve Rrugore të 11-mujorit dhe projeksionet e tregojnë vitin më pozitiv sa i takon rënies së ndjeshme të numrit të aksidenteve, rënies së indeksit përfshirje drejtuesi mjeti për numër drejtuesash mjeti/numër mjetesh rrugore në qarkullim, uljes së shkaktarëve të aksidenteve të moshave 18-24 vjeç e deri 34 vjeç, uljes së fataliteteve, rënies së numrit të të lënduarve nga aksidentet dhe rritjes së sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës!

Statistikat tregojnë qartë se puna shumë më e mirë me kualifikimin e drejtuesve të rinj të mjeteve, programet e aktivitetet edukative e ndërgjegjësuese, reformimi i akteve rregullatore e masat ndëshkuese, investimet në infrastrukturë e sinjalistikë po sjellin rezultate të prekshme e sot ndërsa kemi rritje të jashtëzakonshme të përdoruesve të rrugës në shoferë, pasagjerë dhe mjete rrugore, por edhe në pedalues e këmbësorë, kemi gjithnjë e më pak aksidente dhe viktima! Lutemi të kujdesemi gjatë fundvitit që të mos nxitojmë në trafik e në kushte moti me rrezikshmëri. Të mbrojmë veten e të tjerët, të festojmë jetën‼️

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy