Kryeministrja norvegjeze luan Pokemon Go në Parlament

Kryeministrja norvegjeze luan Pokemon Go në Parlament

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg tha sot se nuk pendohet  se kishte luajtur lojën popullore të telefonisë, Pokemon Go gjatë një seance parlamentare.

Fotografitë e bëra dje shfaqin kryeministren teksa përpiqej të hynte në lojë gjatë debatit pasi mbreti Harald kishte lexuar fjalimin që përshkruante planet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

“Çuditërisht, Solberg kapi celularin e saj që të luante ndërkohë që po fliste liderja e Partisë Liberale, Trine Skei Grande”, raportuan disa media.

Liderja e Partisë Liberale, Grande u kritikua në muajin gusht, pasi pranoi se luante Pokemon Go gjatë një seance të mbajtur nga komisioni parlamentar i Mbrojtjes.

“Mendoj se Trines i ka pëlqyer ideja që unë kam luajtur Pokemon Go ndërkohë që ajo po mbante fjalim”, ka thënë Solberg për gazetën e përditshme “Klassekampen”.

“Ata që dinë disa gjëra për Pokemon Go mund të kuptojnë se aty nuk kishte mbulim të GPS-së dhe ishte e pamundur për të luajtur”, shtoi ajo.

Grande me sa duket nuk e ka marrë për ofendim dhe ka shkruar në Twitter se “ kryeministrja e ka dëgjuar atë çfarë unë kam thënë sepse ju e dini që ne zonjat mund të bëjmë dy gjëra në të njëjtën kohë”.

Solberg thuhet të ketë gjuajtur për monstrat e Pokemon Go gjatë një vizite në kryeqytetin e Bratislavës të Sllovakisë në muajin gusht, por, në pushimin e programit zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy