Mema: Mungesa e subvencioneve, mangësi në staf, falimentimet e operatorëve- ndikues i bilancit negativ. Viti 2003, vit i transportit urban! (VIDEO)

Mema: Mungesa e subvencioneve, mangësi në staf, falimentimet e operatorëve- ndikues i bilancit negativ. Viti 2003, vit i transportit urban! (VIDEO)

Transporti urban në kryeqytet ka përmbyllur vitin me një sërë problemesh që e kanë karakterizuar atë.

 Ddashnor Mema, kryetar i Shoqatës urbane dhe interurbane, në një analizë për “MCN live”, numëron problemet që e kanë çuar në një situatë të tillë.

Sipas tij rritja e çmimit të naftës dhe rënia e numri të udhëtarëve kanë ndikuar në një bilanc negativ në këtë sektor.

Mbyllëm një vit tmerrësisht të vështirë, për të cilat ndikoi rritja e çmimit të naftës që ndikoi të secili operator. Të gjithë kemi pasur bilanc negativ në të ardhura dhe shërbimet që ofrojmë.

Transporti publik vërehet që te rënia e numri të udhëtarëve dhe rritja e çmimit të naftës. Kanë falimentuar 2-3 operatorët, ose kanë shprehu dëshirën për të tu mos u rilicencuar, kemi mbyllur vitin poashtu me mungesë stafi, kryesisht shofer, disa kanë ikur në Gjermani.

Kemi nevojë për 1500 punëtorë në tërë Shqipërinë.

Mema vlerëson që subvencioni i premtuar që nuk u dha nga shteti, ka ndikuar për të keq poashtu në këtë sektor.

Po të mos ishte dhënë një subvencion i cili na u ndërpre që nga tetori, natyrisht ne nuk do të ishim këtu duke folur, sepse të gjithë operatorët do të ishin falimentuar, sepse pati një rritje të frikshme të çmimit të naftës.

Na u premtua para vitit të ri që mund të merret parasysh edhe një subvencion tjetër i shkurtër, por një tendencë e vogël e rënies së çmimit të naftës ndikoi te tërheqja e qeveritarëve për të mos ndihmuar më këtë sektor.

Natyrisht kjo është shqetësuese sepse në këtë moment që jemi sepse pavarësisht se e nisëm një vit të ri, çmimet tjera të këtij sektori nuk është se kanë rënë, vazhdojnë problemet e tjera.

Ne shpresojmë se viti 2023 do të jetë vit i transportit urban, sepse ka ardhur koha të ndërhyhet në këtë sektor.

Për z.Mema, ende nuk po shihen politika dashamirëse ndaj sektorit të transportit.

Ai këmbëngul në plotësimin e tre kërkesave kryesore që tash e tre vite po kërkon sektori i transportit publik.

Duhet një politikë e mirëfilltë ekonomike si nga strukturat shtetërore por edhe nga ne bashkërisht që të shohim se si do të jetë vazhdimësia e këtij sektori.

Ne kemi tre vite që po kërkojmë TVSH-në në shitje të biletave kemi kërkuar të ulet deri 6%, të hiqet akciza e karburantit, taksa e qarkullimit që është demotivuese, si dhe rimbursimi i kategorive që përfitojnë udhëtim falas.

Të ofrohen kredi të buta për këtë sektor, në mënyrë që të blejmë mjete të reja dhe të rinovojmë flotën.

Shpresoj që këto të bëhen dhe të jepen një shtysë transportit.

Prandaj them se viti 2023, do të jetë vit i transportit sepse duhet të ndryshohet për ti hyrë me themel për ta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy