Qerimaj: Kam 22 vite me tituj, disiplina më ka dalluar. Fjalët që më shtynë për më shumë

Qerimaj: Kam 22 vite me tituj, disiplina më ka dalluar. Fjalët që më shtynë për më shumë

Peshëngritësi Erkand Qerimaj thotë se medalja e fundit që ka fituar është ajo e nënkampionit të Europës në muajin shkurt dhe se momentalisht është në pritje për pjesëmarrje në Olimpiadën e Parisit dhe kampionati botëror në muajin dhjetor.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, deklaroi se synimi nuk është të jesh vetëm në majë, por edhe të rezistosh ndër vite.

Qerimaj rrëfeu se ka që në vitin 2002 që është pjesë e peshëngritjes dhe km 22 vjet me tituj, por se vështirësia është të rezistosh për shumë vite.

Kemi pasur shumë sportistë që janë ngritur dhe më pas nuk i kemi dëgjuar më. I kam kaluar të gjitha etapat nga para të rinjtë, të rinjtë dhe të rriturit, në zonën elitare europiane dhe botërore.

Me humor në Shkodër kur dola për herë të parë kur fitova, më thoshin mos i ka gjetur fijet që u shpall kampion, kjo më shtyu dhe më shumë.

Pedagogët e sporteve më kanë marrë në pyetje për pjesën e motivimit se pjesa më e vështirë e sportit elitar është motivimi.

Të shkosh të motivohesh, të bësh stërvitje, të mos abuzosh me ushqimin. Unë kam qenë që fëmijë i disiplinuar dhe kjo më dallonte nga fëmijët e tjerë në Shkodër, fillimisht për të qenë më i miri në palestër, pastaj më i miri në kampionat shqiptar dhe më pas ëndrrat për kampion europe dhe bote.

Të tjerët nuk e besojnë, por në momentin që e bën realitet, atëherë bëhesh faktor. Kisha në ëndërr arritjen, por nuk e shprehja.

Në asnjë sport nuk mund të flasësh me absolutizëm, se ti mund ta dish se ku je, por dita nga dita ndryshon.

Çdo ditë, çdo orë mendon për atë sukses, që mos të harxhosh energji me probleme të tjera.

Nuk mund të kesh shumë shoqëri, shumë shok, nëse je i fokusar për të arritur atë që ke synim.

Kjo më ka dalluar nga të tjerët dhe më ka bërë të jem në këtë nivel, disiplina, kjo është një sfidë me veten dhe të jesh në podium.

Kur mora medaljen e arit në Shqipëri, thoshin se e mora me fat se garova në grupin B, më tej garova në grupin A dhe prapë mora medalje.

Ti do që ta vërtetosh që mund t’ia arrish dhe do t’ia arrish. Në Algjeri më ka rënë prova e parë, prova e dytë, provën e tretë e realizova.

Në momentin që i thua vetes do e realizoj, e realizon, se pesha e njëjtë është.

Unë arrita 150 kilogramë në stërvitje, në garë shkova në 155 dhe trajnerët nuk po e besonin.

Ti arrin një peshë në stërvitje, nuk ka vlerë, rëndësi ka kur e arrin ditën e garës.

Në momentin që arrin medaljen vlerësohesh dhe të kërkojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy