Sot vendimi i gjykatës dhe protesta e opozitës!

Sot vendimi i gjykatës dhe protesta e opozitës!

Sot, Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin përfundimtar për vulën e Partisë Demokratike. Nw seancwn e cila pritet të nisë në orën 11:00, do të vendoset për vulën e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 18 dhjetorit si legjitim.

Po sot, ish kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por që sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama.

Tubimi është njoftuar të mbahet në orën 12:00 me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”.

Teksa protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00, rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kujtojmë që deri më 6 mars, është afati i lejuar nga KQZ-ja për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet vendore dhe fati i PD-së, duhet doemos të vendoset sot për të kapur kësisoj afatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy