Rusta: Blinken do të takojë drejtuesin e SPAK Dumani (VIDEO)

Rusta: Blinken do të takojë drejtuesin e SPAK Dumani (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta bën me dije Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të zhvillojë sot një takim me kreun e SPAK Altin Dumani. 

Sipas gazetarit takimi nuk do të zhvillohet në ambientet e SPAK, por në Ambasadën Amerikane, ose në një ambient të përzgjedhur nga kjo ambasadë.

Nuk përjashtohet mundësia që në takim të jenë të pranishëm edhe prokurorë të tjerë si Arben Kraja apo Adanan Xholi. 

Në një raportim për MCN Live, gazetari Rusta bën me dije:

“MCN Live ka mundur të mësojë se kemi një takim edhe me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme  z.Altin Dumani. Takimi s’do jetë në ambientet e SPAK, por në ambientet e ambasadës, ose në një ambient të përzgjedhur nga stafi i ambasadës. Z. Blinken shoqërohet ditën e sotme edhe nga ish-ambasadorja Yuri Kim, e cila ka qenë lokomotiva e një mbështetjeje publike ndaj institucioneve të SPAK, dhe përzgjedhjes së z.Dumani. Kujtojmë që ditën e përzgjedhjes së Dumanit Yuri Kim vendosi veton, edhe pse nuk foli hapur por me një gjuhë diplomatike. Është një takim i rëndësishëm në një kohë kur SPAK ka mjaft dosje që lidhen me check up sterilizimin, afera korruptive, pronat e ushtrisë, por edhe dosja McGonigal, ku përfshihet edhe emri i kryeministri Rama.

Mesazhi është që SHBA vazhdojnë të jenë në krah të këtij institucioni të rëndësishëm, të ndërtuar masivisht me këmbënguljen e tyre, por edhe me financimin e tyre. Në rast se ky takim do të kompletohet, do të jetë edhe me një staf të z.Dumani, vartësit e tij z.Kraja dhe z.Xholi. Por është një takim që jep një mesazh se SHBA-të presin më shumë nga ky institucion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy