
Nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV gazetari Armand Shkullaku teksa u pyet nëse SHBA ka për detyrë t’i shpjegoj shqiptarëve korrupsionin e Berishës, deklaroi se llogjikisht po të kishin fakte duhet ti kishin bërë publike.
Ndër të tjera ai sqaroi se vendimi ka qenë politik dhe se ky vendim i ka ardhur në ndihmë Ramës për t’ja bërë më të lehtë mandatin e tretë Ramës.
Llogjikisht nëse do kishin fakte le ti bënin publike. Ky ëhstë një vendim politik i nisur nga interesi i shqiptarëve për tja bërë rrugën më të lehtë Ramës për mandatin e tretë. Ne kemi shkruar folur se çfarë ka bërë Berisha kur ka qenë kryeministë apo Presidnet. Kemi thënë ato që Berisha ka bërë të mira dhe të këqija nuk kemi parë ndonjë reagim kaq të egër nga SHBA.
Ndihmë do kisha vërtet nëse do shihja një shqetësim nga Shtetet e Bashkuara për korrupsionin, banditët që kanë kapur shtetit nga SHBA kjo do ishte ndihmë për ne. SHBA nuk ka pse të ketë frikë të drejtojë gishtin për ata që janë bërë problem për ecjen e Shqiperisë përpara, sepse këtë se pengon Berisha. Blinken nuk është se na ka hequr të keqen.
Ky është një veprim politik si të gjithë veprimet e fundit të diplomacisë amerikane që kanë qenë të njëanshme nuk e di pse por është tejkaluar masa. Kemi parë ambasadorët, kanë shprehur anëtarësi për një parti dhe një tjetër.



