Vetingu rikthen në shkollë kryeprokurorin e Apelit të Shkodrës

Vetingu rikthen në shkollë kryeprokurorin e Apelit të Shkodrës

Për herë të parë gjatë procesit të vetingut, një prej kandidatëve ka rezultuar problematik në kriterin e profesionalizmit.

Kreu i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj, nuk ka bindur dot Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për sa i përket përgatitjes arsimore.

Gokaj ka rezultuar korrekt dy kriteret e tjera: atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim me shumicë votash që prokurori Elvin Gokaj të ndjekë sërish Shkollën e Magjistraturës.

Praktikisht, ai pezullohet për një vit nga detyra derisa ai të përfundojë studimet.

Mosplotësimi i kriterit të profesionalizmit e rikthen në shkollë prokurorin Gokaj.  

Që nga nisja e tij, procesi i vetingut ka evidentuar probleme në lidhje me pasurinë dhe lidhjet e papërshtatshme, por ky është rasti i parë që profesionalizmi “ngel” në klasë një prej kandidatëve që dalin para komisionit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy