Mjekja Llanaj: Në pediatrinë e Vlorës shtrohen çdo ditë 40 fëmijë, të shmangen orët e pikut  (VIDEO)

Mjekja Llanaj: Në pediatrinë e Vlorës shtrohen çdo ditë 40 fëmijë, të shmangen orët e pikut (VIDEO)

Temperaturat e nxehta kanë shtuar numrin e shtrimeve dhe vizitave në pediatrinë e Vlorës. Mjekja pediatre Rina Llanaj në një intervistë për MCN TV thotë se numri i vizitave ditore shkon deri në 70 fëmijë në 24 orë, ndërsa 40 prej tyre shtrohen, aq sa është dhe kapaciteti i spitalit. Sipas saj, problematikat në qytetin e Vlorës vijnë në shtim, kjo edhe për shkak të numrit të madh të pushuesve, por edhe kthimit të emigrantëve. “Çrregullimet më të shpeshta janë ato gastroinstestinale, me bark, të vjella dhe temperaturë. Fluksi më i madh është i fëmijëve 0-4 vjeç, të cilët kryesisht i mbajmë në spital, për ti mbajtur në trajtim me serum. Problematika e dytë është e alergjive, që lidhjet kryesisht me konsumin e produkteve të detit, pickimet në det etj. Problematika e tretë ka të bëjë me djegiet dhe goditjet nga dielli, dhimbje të forta koka, marrje mendsh, djegie në lëkurë, humbje të lëngjeve që përfundojnë me rehidrimin e fëmijëve në spital. Fëmijët 0-12 muajsh duan kujdes të veçantë, ata që janë me qumësht, duhen mbajtur në ambiente të freskëta, duhet ftohje natyrale, të jepen lëngje natyrale, ujë, dhallë, kos, dhe mos të përdoren konservantët. Apelojmë prindërit që të mos blejnë ushqime në markete, por të bëhet rehidrimi i fëmijëve nëpërmjet lëngjeve, dhënia e ushqimeve sa më të lehta, dhënia e fruta-perimeve. Të vishen me materiale të lehta, jo sintetike, të bardha dhe t’iu bëhet banjo 1-2 herë në ditë”. Mjekja rekomandoi që fëmijët të shmangen nga ekspozimi në diell në orët e pikut, pasi mund të ketë komplikime. Ndër të tjerrja tha se për çdo problem fillimisht duhet drejtuar tek mjeku i familjes dhe do të jetë ai që e gjykon për dërgimin për shtrim spitalor, për të shmangur edhe fluksin në pediatri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy