
Ceremonitë e martesës janë të ndryshme në vende të botës, por emocionet që përcjellin fotot e tyre nuk ndryshojnë shumë.
Që nga puthja e parë pasi thonë “po”, te vallëzimi si burrë e grua e deri në fund të dasmës, ka me mijëra momente që duhen fiksuar nga aparati.
Shoqata Ndërkombëtare e Fotografëve Profesionistë të Dasmave (ISPWSP) ka zgjedhur fotot më të bukura të kapura në vende të ndryshme të botës.
Ato janë pjesë e Konkursit të Fotove të Martesës për vitin 2017.
Fituesit ndahen në kategori të ndryshme, përfshirë atë të Kërcimit të Parë, apo Fustanit të Bardhë. / Business Insider /



