Burgija: Më përjashtuan se mbështeta Salianjin. Ai është në rrugën e duhur

Burgija: Më përjashtuan se mbështeta Salianjin. Ai është në rrugën e duhur

Dritan Burgija, anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës, është një prej të përjashtuarve së fundmi nga PD-ja. Në një intervistë për MCN TV, ai u shpreh se shkak është bërë mbështetja që ai i ka dhënë ish-deputetit Ervin Salianji. Burgija tha se Salianji është në rrugën e duhur. 

 

Pabesi, vendim frikacakësh. Vendim që për mendimin tim është marrë me nxitim shumë të madh. Nuk e di arsyen pse është marrë në këtë moment. Sipas zotit Noka është një informacion që e kam marrë prej tre muajsh. Është gara në PD që po afron dhe është një vendim i marrë në frikë e sipër. 

 

Unë e lidh me një qëndrim timin, bashkimin në foltore me Ervin Salianjin dhe me thënë të drejtën i shkoj idesë se ai është në rrugën e duhur, në të drejtën e vet. Unë kam qenë mbështetës dhe përkrahës i tij dhe për këtë arsye është marrë një vendim i tillë. Unë kam qenë i vetmi nga zinxhiri drejtues i PD që ngela me zotin Berisha. E quaj pabesi edhe për këtë fakt se kam qenë mbështetës i flaktë i zotit Berisha. I shkoja idesë se ishte i vetmi që mund ta sillte PD-në në shina dhe ta kthenim edhe njëherë në forcë fituese. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy