Raporti i BE: Hoxhaj: Pozitiv për Kosovën, shumë shpejt qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Raporti i BE: Hoxhaj: Pozitiv për Kosovën, shumë shpejt qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur rreth raportit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të publikohet nesër.

Duke folur rreth kësaj teme, Hoxhaj theksoi se ajo çfarë thuhet në këtë raport është një lajm i mirë dhe një vlerësim i mirë për Kosovën.

“Sa i takon liberalizimit të vizave vlerësohet si një zhvillim pozitiv pas shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, si dhe progresi që ka bërë Kosova në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në raport këto dy kritere vlerësohen me një notë pozitive”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Dossier D”.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka shtuar se beson që Komisioni Evropian mund të dalë me një rekomandim edhe më të prerë për çështjen e vizave për Kosovën. Hoxhaj më tej ka shpjeguar procedurat e votimit që bëhen nga ministrat e brendshëm të BE-së.

Ai ka shprehur bindjen se deri në vjeshtën e këtij viti do të përfundoj ky proces dhe pastaj qytetarët të udhëtojnë lirshëm pa viza në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2019. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy